PastroFile
Falas, pa llogari

Pastro file-t nga të dhënat e fshehura

Imazhet nga ChatGPT ose Midjourney mbajnë një tag AI. Fotot e telefonit mbajnë GPS-in dhe modelin e telefonit. Dokumentet mbajnë emrin tënd. PastroFile t'i tregon dhe i fshin, pa e nxjerrë file-in nga pajisja jote.

Pastro file-in tënd

Tërhiq file-t këtu

ose zgjidhi nga pajisja. Mund të bësh edhe paste një imazh.

JPG, HEIC, PNG, WEBP, PDF, DOCX, XLSX, PPTX, MP4, MOV, M4V, MP3, M4A, FLAC, WAV, OGG

  • Falas përgjithmonë
  • Pa ngarkim në server
  • Cilësi identike
  • Shumë file njëherësh

Çfarë fshihet

Gjithçka që file-i tregon për ty pa e ditur

Tag-et e AI

Content Credentials (C2PA) dhe fusha IPTC "krijuar me AI" që ChatGPT, Firefly, Midjourney e të tjerë i shkruajnë brenda file-it. Watermark-et brenda pikselave, si te Meta AI dhe Gemini, nuk janë metadata dhe mbeten.

Ku u bë

Koordinatat GPS dhe lartësia në foto, vendi i regjistrimit në videot e iPhone dhe Android, vendndodhja e fotove të futura brenda Word ose PowerPoint.

Me çfarë u bë

Modeli i telefonit ose kamerës, lentja, numri serial, programi i editimit dhe versioni, encoder-i i videos ose këngës.

Kush dhe kur

Autori, "ruajtur së fundi nga", kompania, emrat në komente dhe në ndryshimet e gjurmuara, plus datat kur u shkrep, u krijua, u editua dhe u printua.

Si funksionon

Tre hapa, disa sekonda

Hidh file-in

Tërhiqe në faqe, zgjidhe nga telefoni ose bëj paste. Mund të hedhësh shumë file njëherësh.

Shiko çfarë ka brenda

PastroFile të tregon çdo fushë të fshehur: tag-un AI, vendndodhjen, telefonin, emrat dhe datat.

Shkarko të pastër

Me një klik fshihet gjithçka. File-i i ri kontrollohet sërish, që të jesh i sigurt se s'ka mbetur asgjë.

Provoje vetë: hap faqen, fik Wi-Fi-n dhe hidh një file. Punon njësoj, sepse asgjë nuk dërgohet askund.

Formatet

Foto, dokumente, video dhe audio

LlojiÇfarë fshihet
ImazheJPG, HEIC, PNG, WEBPTag-et AI, EXIF, GPS, XMP, IPTC, komentet, Content Credentials (C2PA), tekstet e fshehura, të dhënat pas fundit të imazhit
PDFAutori, titulli, programi, datat, XMP, të dhënat private të programit, versionet e mëparshme të ruajtura brenda
OfficeDOCX, XLSX, PPTXVetitë e dokumentit, kompania dhe menaxheri, fushat e personalizuara, autorët e komenteve dhe ndryshimeve, metadata e fotove brenda file-it
VideoMP4, MOV, M4VContent Credentials (C2PA), vendndodhja, marka dhe modeli i pajisjes, programi, titulli dhe artisti, datat e krijimit
AudioMP3, M4A, FLAC, WAV, OGGTag-et ID3, Vorbis dhe INFO, kopertina, emri i encoder-it, të dhënat e pajisjes regjistruese

Pyetje

Pyetjet që na bëjnë më shpesh

AGSTUDIODigital Business Solutions

Ke nevojë për një faqe interneti?

PastroFile e ndërtuam ne. Bëjmë edhe faqe, dyqane online dhe menaxhim të rrjeteve sociale për biznese në Shqipëri.

Na kontakto

Jo. File-i lexohet dhe pastrohet brenda browser-it tënd. Mund ta provosh vetë: hap faqen, fik internetin dhe hidh një file. Punon njësoj.

PastroFile heq tag-et C2PA dhe IPTC që Meta lexon nga metadata e file-it. Nëse imazhi ka edhe watermark brenda pikselave, si imazhet e Meta AI dhe Gemini, ai watermark mbetet dhe etiketa mund të dalë sërish.

Jo. Pikselët, zëri dhe teksti nuk rikodohen. Fshihen vetëm bajtet që mbajnë metadata, prandaj cilësia mbetet identike. Edhe rrotullimi i fotos ruhet.

Janë të dhëna të fshehura brenda file-it: ku u bë fotoja, me çfarë telefoni, kur, kush e shkroi dokumentin, me cilin program AI u krijua imazhi. Nuk duken kur e hap file-in, por kushdo që e merr mund t'i lexojë.

Po, në çdo browser modern në iPhone dhe Android. Fotot HEIC të iPhone mbështeten.

Asgjë. E ndërtoi AGStudio.al dhe është falas për këdo, pa llogari dhe pa kufi përdorimi. Nëse të ndihmon, një follow në Instagram na mjafton.